Deputeti i VV’së, Dimal Basha duke ironizuar ka falënderuar kryetarin e LDK-së për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër në garën zgjedhore për Kuvend të Kosovës që pritet të mbahet.
Basha ka shkruar se LDK’ja ka dëgjuar zërin e opozitës me kandidimin e Hotit.
“More këta qenkan konstruktiv, po ngojkan. E falenderoj LDK-në që e dëgjuan zërin e opozitës. Me iu pas mësu nuk kishi ditë kaq mirë! Një falënderim i veçantë shkon për Isa Mustafën”, ka shkruar Dimal Basha.
Isa Mustafa para pak minutash ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat të LDK’së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Hoti do të ketë kundërkandidat Enver Hoxhaj e PDK’së dhe sipas të gjitha gjasave edhe Albin Kurtin e VV’së, kandidaturë të cilën Vetëvendosja ende nuk e ka shpall zyrtarisht.