-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i VV-së: E pakuptimtë, që sot jam në këtë karrige që të përfaqësoj VV-në, e Kurti është jashtë

Rekomandime

Është duke u mbajtur seancë plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kjo e para e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka shkruar në një postim të bërë në Facebook, ka thënë se është e pakuptimtë që sot ulej në karrigen e Kuvendit, derisa jashtë këtij institucioni është personi më i votuar dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij:

Kam ardhur sot në Kuvend dhe jam ulur në karrigen time si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, më duket krejt e pakuptimtë, që sot jam në këtë karrige që të përfaqësoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe jashtë këtij institucioni ka mbetur personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të tjera të rëndësishme të Lëvizjes.

- Advertisement -

Prandaj, skenarët jokushtetues që eliminojnë subjektin e parë nga qeverisja dhe tentojnë të eliminojnë figura të rëndësishme nga skena politike, që përfaqësojne vullnetin e popullit, janë thjeshtë paradoks.

Dhe, duhet të marrin FUND!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit