8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti i VV-së “godet” Memli Krasniqin pse dikur ishte këngëtar: Shembullin e rrugës në politikë e keni ju

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar opozitën, duke iu drejtuar fjalëve të Abelard Tahirit i cili shau me “robë”.

Kur ka përmendur sharjet, i është drejtuar edhe kryetarit të Partisë Demokratike, Memli Krasniqit, duke folur për “sjellje rruge”.

- Advertisement -

“Koleg Abelard, robt e tu munden me qenë më të ofenduar se unë për atë që e the më herët, e kryetari Krasniqi në vend se të merrej me gjuhën tuaj, po merret me gjuhën tonë. Kjo flet për hipokrizi edhe kur thotë se duhet të hetojmë secilin fakt në këto 20 vite dhe refuzon komisionin hetimor për 10 vjet duke përfshirë secilën kërkesë të opozitës. Z.kryetar i PDK-së, ne mund të kemi qenë në rrugëtimin tonë bashkë në faza të ndryshme por ne nuk vijmë nga rruga, vijmë nga profesionet tona. Shembullin e rrugës në politikë e keni ju, ne kemi ardhur nga profesionet tona fisnike”, i tha Shkreta.

I menjëhershëm qe reagimi i Krasniqit.

“Mirsad Shkretës ia di emrin, s’ia përmenda me qëllim dashta me kursy sepse kemi qenë bashkëpartiakë. E ki drejtën tane mi ndërru partitë e bindjet. Kulturën e rrugës e ke gjet në partinë që ke shku, sepse kjo parti në rrugët e Prishtinës i ka kallë institucionet. Nëse po aludon te “Ritmi i Rrugës”, të cilën e ke ngu kur je rrit, ajo është një prej seneve ma krenare qe e kom bo, sepse atëherë e kom ngrit zërin që shumë si ti s’e kanë ngritë”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit