2.1 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Deputeti i VV-së kërkon falje për deklaratën “si me lypë prej qorrit sy”

Rekomandime

Në debatin që u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka përdorur një shprehje krahasuese me të verbërit, për të kritikuar opozitën.

- Advertisement -

Basha tha se të kërkosh ide nga partitë opozitare për të dalë nga kriza e energjisë elektrike, është “si me i lypë qorrit sy”.

Kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta, prandaj Basha ka kërkuar falje publike.

Deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës, deputeti e ka quajtur “lapsus”.

- Advertisement -

Reagimi i tij i plotë:

Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.

- Advertisement -

Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit