9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Deputeti i VV-së: Kosova mund të shpëtoj nëse rrëzohet Qeveria

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se Qeveria Hoti është qeveria më e dobët e Kosovës në 20 vitet e fundit.

- Advertisement -

Ai kërkoi nga deputetët që të votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, pasi që siç tha ai, vetëm kështu mund të shpëtojë Kosova.

“Kemi të bëjmë me qeverinë më të dobët në 20 vitet e fundit. Një qeveri që erdhi në pushtet përmes një komploti. Nuk e kanë interesin më të vogël për të dëgjuar qytetarët. Është koha që të reflektojmë si deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ta nënshkruani mocionin për shkarkimin e Qeverisë Hoti. Këtë do të ja dinë për nderë qytetarët e familjarët tuaj”, ka deklaruar ai.

Abrashi kritikoi Qeverinë Hoti për menaxhimin me pandeminë, me ç’rast tha se ajo nuk ka as plan për të dal nga situata aktuale.

- Advertisement -

“Statistikat na tregojnë se numri i të infektuarve ka shkuar gati në një mijë në ditë, ndërsa edhe numri dy shifror i vdekjeve është shqetësues. Kjo Qeveri nuk ka asnjë plan se si të dilet nga kjo situata. Masat e marra nuk kanë qenë të duhura”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit