1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Deputeti i VV-së: Kryeministri Hoti është bërë turpi jonë

Rekomandime

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje edhe sot vazhduan akuzat ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Një prej tyre që kritikoi Hotin është edhe deputeti i VV-së, Fitim Uka, i cili tha se kryeministri është bërë ‘turpi i jonë’.

- Advertisement -

“Çdo ditë e juaja në qeverisje po na kushton. Ai kryeministër që po na quan turp, është bërë turpi i jonë”, tha Uka. në seancën e sotme plenare, shkruan Reporteri.net.

Ai kërkoi që kryeministri Hoti të largohet nga kreu i qeverisë.

“Lironi rrugë se edhe sot nuk është shumë vonë”, tha Uka.

- Advertisement -

Kujtojmë se kryeministri Hoti sot e quajti të turpshëm fjalimin e Arbërie Nagavcit e cila e kritikoi kryeministrin për çështjen e të pagjeturve duke thënë se i ka barazuar këta të fundit me personat e shpërngulur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit