0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Deputeti i VV-së mburret me Përparim Ramen

Rekomandime

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë të martën se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama “ka treguar guxim”, duke i dhënë Ieje Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që ta ndërtojë xhaminë në qendër të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se leja për ndërtimin e xhamisë ka munguar gjatë qeverive të kaluara lokale në Prishtinë.

- Advertisement -

“Lajm shumë i mirë dhënia e lejes ndërtimore për Xhaminë qendrore në Prishtinë. Përveç tjerash ka qenë nevojë e domosdoshme për kryerjen e obligimeve fetare. Përgëzoj kryetarin e Prishtinës për “GUXIMIN” e dhënies së lejes ndërtimore të munguar kaq gjatë nga pushtetet e kaluara”, ka shkruar ai.

Përndryshe, BIK-u të martën e ka falënderuar Përparim Ramën për lejen e xhamisë.

Në komunikatën e Bashkësisë Islame thuhet se tash asgjë më nuk e pengon ndërtimin e xhamisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit