15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Armend Muja me sondazh të ri: VV-ja do të marrë 53.83 %

Rekomandime

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, me sa duket nuk po mund të distancohet nga sondazhet.

Muja në një status në Facebook ka thënë se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diasporë.

- Advertisement -

Tutje Muja, ka thënë se më 14 shkurti 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike.

Ai është shprehur se kjo klasë politike është përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjve dhe ngecjen në perspektiven evropiane.

Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike – përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjëve dhe ngecjen në përspektiven evropiane.

- Advertisement -

Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielen është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe”, ka shkruar Muja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit