15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Marigona e Gani Geci bëjnë fushatë në Mitrovicen e Veriut

Rekomandime

Prej disa ditësh i është prerë shiriti fushatës zhjedhore për zgjedhjet e reja në Kosovë, që do të mbahen me 14 shkurt.

- Advertisement -

Partitë politikë, krerët e kandidatët për deputet gjatë gjithë këtyre ditëve janë kryeqendra e vëmendjes.

Marigona Geci sërish është pjesë e listes së “LDK”-së dhe fushata e saj duket mjaftë intenzive. Ajo, po e shpalosë bindshëm vizionin e saj.

Marigona, bashkë me babain e saj Gani Geci dhe ekipin e vajzave që janë pjesë e fushatës, kanë vizituar kryetarin e nëndegës së LDK-së në Kodren e Minatorëve në Mitrovicen e Veriut, Besnik Gjoka.

- Advertisement -

Siç kuptojmë, babë e bijë bashkë me ekipin, kanë shkuar pa zhurmë, polici e pa truproja dhe nuk kanë hasur në askënd, madje as në serb e as në shqiptar.

- Advertisement -

Bazuar ne Kushtetuten e Republikës së Kosovës, Kosova është një dhe e pa ndashme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit