Monday, July 22, 2024

Haradinaj: Kadri Veseli nuk e di çka po flet…

- Advertisement -
- Advertisement -

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të tij, ka komentuar profesionet e kundër kandidatëve të tij. Duke thumbuar secilin kryetar të partive, për Haradinajn asnjëri prej kandidatëve nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.

Për kundër kandidaten e tij, të vetëm grua në garë, Vjosa Osmani e cila rrjedh nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ajo është juriste mirëpo ende nuk ka dëgjuar dicka konkrete për aspektin ekonomik, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

“Vjosa është juriste edhe unë jam kanë jurist, për Vjosën hala s’kom ni që ka thanë naj sen për ekonominë”, ka thënë Haradinaj.

E për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të cilin Haradinaj e kishte partner koalicioni në qeverisjen e kaluar, ka thënë se Veseli nuk din as vetë se çfarë thotë fjalimet e tij.

“Kadria, nuk e di çfarë profesioni ka përpos inteligjencës, në t’ka kry ai diçka, në Greqi a s’di ku, kom ni. Për Kadrinë, beso kur del ne te ditë çka është ka fol qe, ne paq marr njëherë, po ja dëgjojë premtimet që po i jep, nëse ja bo naj kush një analizë dy rreshta, asnjë fjalë kurrë s’është ka e thotë, tybe nuk e di ka është ka fol”, ka thënë Haradinaj për Veselin.

- Advertisement -

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se logjika ekonomike e Kurtit donë të na kthejnë në ekonomi agrare.

“Albini po don me na kthy në agrar edhe nëjhere, agrarin e ka nih naj kush, po don me kthy ekonomin në kohë të agrarit, qekaq të takon ty e nuk ki nevojë ma shumë, qito janë logjikat e tij. Ai qeverisëse nuk janë”, ka thënë Haradinaj.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura