Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka folur rreth marrëveshjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me partitë tjera, për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se marrëveshja mes LDK’së dhe Listës Serbe ende nuk është bërë publike, për dallim prej atyre me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate.
“LDK siç u deklarua ka arritur marrëveshja me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe. Dy të parat i kemi parë, por pse ende nuk është publikuar ajo me Listën Serbe? Cila është ajo marrëveshje?”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.