4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Deputeti i VV’së flet për dhunën politike e sulmet terroriste

Rekomandime

Ish-zyrtari i Agjencisë Antikorrupsion, Mefail Bajçinovci, i cili është bërë deputet i VV’së, ka treguat se si anëtarët e partisë s’merren me dhunë politike e sulme terroriste.

- Advertisement -

Këtë reagim e ka bërë kur ka reaguar ndaj një deklarate të një gazetari emrin e të cilit s’e ka përmendur.

“Në rrjedhën e këtij tentimi për të treguar filma me LVV’në, një kinëse gazetar në një televizion që shpërndanë propagandë me qera, tha një gjë shumë interesant, pak a shumë kështu: VETËVENDOSJE! na qenka ajo që ka marr fëmijë, pra të mitur, dhe i paska trajnuar ilegalisht për akte të paligjshme e të dhunës politike”, ka shkruar Bajçinovci.

Ky deputet ka provuar të bëjë një krahasim të ngjarjeve të kohës së Serbisë me kohën e tashme, kur edhe i përfshinin në propagandë.

- Advertisement -

“Natyrisht, secili në Kosovë e di që kjo është rrenë dhe nuk ja vlenë të flitet për vërtetësinë e saj. Por diçka tjetër më bën përshtypje në këtë deklaratë. Nga tregimet e prindërve të mi që i mbaj mend, ata tregonin se pas vitit 1981, UDB’ja, përveç vrasjeve, arrestimeve e përndjekjeve, ndaj shqiptarëve kishte nisur një fushatë të egër të propagandës. Thelbi i kësaj propagande ishte se si, siç thuhej atëherë në gjuhen e tyre, seperatistët shqiptar, po marrin fëmijë të shkollave fillore e të mesme e po i indoktrinojnë, trajnojnë e nxisin ne akte terroriste”, ka treguar ai.


Bajqinovci duke qenë zyrtar i shtetit për një kohë ka punuar edhe si gazetar dhe ka pasur miqësi me shumicën prej zyrtarëve publik. Kur hyri në VV i kishte fshirë edhe fotografitë me zyrtarët e Shtetit në mesin e të cilëve edhe foton me Aleksander Lumezin.

- Advertisement -

Ditë më parë, Bajqinovci u bë lajm gjithandej kur postoi foto më njërin prej anëtarëve të Familjes Jashari, ndërsa në përshkrimin e fotos e vendosi emrin ‘me Bacën Adem”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit