8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vucic tallet me zgjidhjen e ish-Presidentit Serb për Kosovën si ‘Hong Kong’: Super ide, e pranoj

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e komentoi idenë e të cilën e paraqiti sot ish Presidentit Vojislav Kostunica, i cili kishte thënë se kishte propozuar autonomi si Hong Kong. Vucic me ironi i talli, duke thënë se jep dorëheqje të menjëhershme nëse i bindin kosovarët ta pranojnë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Fushata javore tani kundër opozitës serbe nga Presidenti Vucic i doli me sukses si duket atij pasi arriti të kapte vëmendjen e opinionit publik serb me një ‘kurth’ që ju ngriti atyre duke i sfiduar ata me zgjidhjet e tyre për çështjen e Kosovës dhe vet duke e luajtur rolin e pragmatikut. Këtë javë fillimisht në kurth ra Djilas e sot Kostunica. Ky i fundit kishte deklaruar se ideja e tij e cila kishte gjetur mbështetje tek kabineti i tij, sipas deklaratës së tij, ishte autonomi e ngjashme me atë në Hong Kong.

Vucic nuk i kurseu goditjet sot në konferencë për shtyp.

“Kam shumë respekt për presidentët tanë, Boris Tadic, Vojislav Kostunica e Tomislav Nikolic. Pyetja im për ju-çfarë i bie kjo- si Hong Kong? Kush do ta pranoj këtë nga shqiptarët, të cilët e kanë pavarësinë nga mandati juaj e Tadicit. Përse atëherë nuk e pranuat?” pyeti Vucic në konferencën për shtyp.

- Advertisement -

Me ironi shtoi: “Super ide. E pranoj ”.

Vucic për të mbyllur këtë temë i sfidoi opozitën serbe duke ju thënë: “Unë nuk jam në gjendje të bëj Hong Kong. Nesër jap dorëheqje, vetëm më garantoni që do ta arrini”. Vërehet se kështu po dëmtoni bisedimet dhe pozitën e Serbisë në tavolinën e negociatave.

- Advertisement -

”Autonomi e mbikëqyrur, për dallim prej pavarësisë së mbikëqyrur, në përpushmëri me rezolutën e OKB’së dhe kushtetutën e Serbisë”. Kështu do të ju mundësohej shqiptarëve që në krahinën autonome të Kosovës e Metohisë të qeverisnin drejt ardhmërisë së tyre dhe realizonin interesat e tyre”, diçka ngjashëm me Hong Kong kishte thënë Kostunica.

As vet Vojislav Kostunica nuk ishte përgjigjur në pyetjen se a është i vlefshëm ky propozim në ditët e sotme kur ishte pyetur nga gazeta serbe Kurir./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit