2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputeti i VV’së për situatën në veri: Jemi përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se ndërkombëtaret janë njoftuar qysh para dy muajsh për skadimin e marrëveshjes për targat.

- Advertisement -

“Ka ardhur koha kur Kosova mendon se kjo marrëveshje nuk duhet të vazhdojë më”, ka deklaruar Muja.

Deputeti i LVV-së ka thënë se Kosova nuk është e interesuar që situata në veri të eskalojë.

“Ne garantojmë se qytetarët serb në veri do të kenë të garantuar të gjitha të drejtat, sidomos atë të lëvizjes”.

- Advertisement -

Ai thotë se plani është menduar për një kohë të gjatë dhe janë paraparë të gjitha skenarët.

“Janë menduar të gjitha skenarët e reagimit dhe do të ketë masa për secilin skenarë të mundshëm. Kjo qeveri nuk e ka në plan të kthehet mbrapa. Nuk do të pranojmë pozicion inferior dhe që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Muja në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit