10 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Forcat ukrainase rimarrin edhe një fshat në rajonin e Kharkiv

Rekomandime

Forcat ukrainase kanë rimarrë një tjetër fshat në rajonin verior të Kharkivit, ndërsa një kundërofensivë vazhdon kundër forcave ruse.

Në një video që qarkullon në Telegram, trupat janë parë duke vendosur një flamur në një ndërtesë në fshatin Molodova, vetëm 13 milje në juglindje të kufirit Ukrainë-Rusi. CNN ka gjetur dhe verifikuar vërtetësinë e videos.

- Advertisement -

“Kështu çlirohemi”, dëgjohet të thotë një ushtar në video. “Hap pas hapi, fshat pas fshati. Toka jonë”.

Kundërofensiva për të rimarrë territorin në Kharkiv ka rimarrë 6 fshatra në këtë zonë në dy javët e fundit.

Forcat ukrainase po i afrohen gjithashtu edhe një korridori që përdoret nga trupat ruse për të dërguar furnizime në Iziumin e pushtuar nga ta dhe në rajonin e Donetskut.

- Advertisement -

Furnizimi i forcave ruse në Izium dhe në rajonin verior të Donetskut është jetik për përparimin e tyre në Ukrainën perëndimore. Shumica e luftimeve dhe granatimeve në Ukrainë po zhvillohen në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Forcat ruse atje ndihmohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia si në Donetsk ashtu edhe në Luhansk.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit