7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gorani për fotografinë e darkës së Kurtit me Vuçiqin: Me rëndësi mos me lëshu pe

Rekomandime

Analisti Dukagjin Gorani ka ironizuar me fotografinë nga darka “joformale”, që u shtrua në Berlin për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Ishalla s’janë edhe tash me duar në xhepa”, tha Gorani, duke komentuar dokumentet që shihen afër përfaqësuesit europian.

- Advertisement -

“A nuk ish dashtë me qenë kjo darkë krejtësisht joformale. Këto dokumente s’ish dasht me qenë”, deklaroi ai në Pressing.

Ndryshe, edhe pse kjo darkë u paraqit si “joformale”, në foton e publikuar nga Lajçaku, ai, Kurti e Vuçiqi shihen me një grumbull dokumentesh afër vetes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

“Mirëprita mundësinë për një darkë joformale me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq, ku diskutuam edhe për dialogun. Mirënjohës ndaj Qeverisë së Gjermanisë për pritjen. Më 13 maj do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve”, shkroi Lajçak, kur publikoi foton nga darka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit