10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

VIDEO/ Ushtria ruse bombardon fabrikën në Mariupol ku ndodhen qindra civilë të strehuar

Rekomandime

Separatistët e Donetsk kanë publikuar një video që tregon sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal.

Videoja e realizuar nga ajri, tregon suImet në fabrikën e hekurit dhe çelikut në të cilën janë të strehuar qindra civilë ukrainas dhe ushtarë të plagosur.

- Advertisement -

Videoja pa datë, është publikuar më 4 maj nga separatistët e Donetsk dhe tregon sulme masive tokësore dhe ajrore.

Në një moment në video, një ose më shumë municione hidhen nëpër shtresa të shumta të një ndërtese dhe shihet tym i madh që del nga zona.

Agjencia ukrainase e lajmeve Pravda raportoi se forcat ruse dhe ato nga Donetsku kishin sulmuar fabrikën më 4 maj dhe se ka humbur kontakti me Iuftëtarët ukrainas që ndodheshin brenda.

- Advertisement -

Sipas forcave ukrainase dhe ruse, luftimet rreth Azovstal rifilluan më 3 maj.

Kapiteni Sviatoslav Palamar, zëvendës komandant i Batalionit Azov, tha në një video më 3 maj se sulmi kishte rifilluar dhe përfshinte një numër të madh këmbësorie, automjete të blinduara dhe artileri. Palamar tha se “dy gra ishin vr*arë nga bombardimet një natë më parë dhe u lut që civilët dhe ushtarët e plagosur të evakuoheshin urgjentisht,” ky ishte apeli i fundit nga komandantët ukrainas brenda fabrikës.

- Advertisement -

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 200 civilë, përfshirë fëmijë, kanë mbetur të bllokuar brenda Azovstal, së bashku me 500 ushtarakë të plagosur.

Njëqind civilë që u evakuuan nga bunkerët nëntokësorë të fabrikës gjatë fundjavës mbërritën në Zaporizhzhia më 3 maj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit