6.6 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Këto janë pasojat që e presin Serbinë nëse nuk i vë sanksione Rusisë

Rekomandime

E përditshmja serbe “Danas” duke u bazuar në burimet e saja ka publikuar një shkrim për pasojat që e presin Serbinë nëse nuk i vë sanksione Rusisë. Sipas këtij raportimi Perëndimi nuk do ta durojë më Vuçiqin dhe nëse Beogradi zgjedh të zvarritet me masa, do të jetë e vështirë për Serbinë dhe zyrtarët e qeverisë.

Sipas burimeve të “Danas”, përveç pasojave ekonomike që do të prekin njerëzit, Perëndimi mund të synojë sanksione ndaj liderëve të vendeve rezistente, si Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, apo Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë. Nga ana tjetër, Rusia ka edhe materialin për të goditur rëndë ata që nuk punojnë në interesin e saj.

- Advertisement -

Sa i përket pasojave për vendin nga perëndimi, ato, siç u tha tashmë në media, mund të variojnë nga pezullimi i investimeve dhe humbja e vendeve të punës, pezullimi i fondeve të Bashkimit Europian e ndërprerje të bisedimeve për anëtarësim në BE, si dhe pezullim nga sistemi i Schengenit.

Dhe kur bëhet fjalë për pasojat që mund të pësojnë anëtarët e qeverisë nëse nuk vendosen në anën e Perëndimit, burime jozyrtare pranë diplomatëve në Beograd i thanë “Danasit” se zyrtarët e qeverisë që refuzojnë të jenë pjesë e frontit të bashkuar perëndimor rrezikojnë sanksione dhe hetime financiare, në nivelet më të larta, madje edhe arrestime.

Nga ana tjetër, rusët, sipas burimeve të “Danas”, dinë gjithçka përmes agjencisë së tyre, e cila nuk është shpërbërë asnjëherë dhe me kënaqësi do të përdorin gjithçka pa asnjë dilemë.

- Advertisement -

Burime të “Danas” në qarqet diplomatike thonë se Amerika ka marrë drejtimin në “disiplinimin” e kësaj pjese të rajonit, por se për momentin durimi mund të mbarojë brenda muajit. Prandaj, qeveria në Serbi nuk do të ketë mundësi të zvarritet pafundësisht dhe të gjejë justifikime për shtyrjen e vendimeve dhe punëve si më parë. Shtetet e Bashkuara janë në pritje të formimit të një qeverie pa socialistë. Është e mundur që, siç thonë burimet, Vuçiq të vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Burimet e “Danas” thonë se udhëtimi i Vuçiq në Berlin është vetëm një nga ndalesat dhe se kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë më se i qartë në mesazhet e tij, Perëndimi apo pozicioni kundër Perëndimit.

- Advertisement -

Gazetari i politikës së jashtme Bosko Jaksic i tha Danasit se Vuçiq është peng i politikës së tij dhe është fajtor për situatën në të cilën ndodhet ai dhe sidomos Serbia.

Ai shton se më e rëndësishme është se si do ta pozicionojë Serbinë.

“Gjërat janë të qarta. Nga Gjermania morëm deklarata të qarta nga presidenti Scheinmeier dhe ministri i Jashtëm Burbock se nëse Serbia nuk i bashkohet sanksioneve, do ta përjashtojë veten nga rruga e integrimit Evropian. Nuk është fjala për presion, siç thotë shpesh Vuçiq, duke u përpjekur të heqë përgjegjësinë nga vetja dhe të krijojë një atmosferë në të cilën serbët e varfër shtypen dhe mbyten. Nga Perëndimi është e qartë se kjo është çështje e zgjedhjes sonë dhe se pritet nga Serbia si kandidate për anëtarësim në BE. Nuk duhet, por më pas vijojnë pasojat”, është shprehur ai.

Siç shton ai, Vuçiq tashmë ka nisur punën përgatitore në skenën mediatike duke ndryshuar qëndrimet dhe titujt e tij në tabloidet, si dhe një sërë deklaratash se sa shumë mund të humbasë Serbia.

I pyetur nëse Vuçiq mund të zgjedhë masa nga paketat e ndryshme të sanksioneve gjatë vendosjes së sanksioneve, apo duhet t’u përmbahet të gjithave, ai u përgjigj se përparësia e rrallë e situatës së Vuçiqit është se Perëndimi do të kënaqet me sanksione simbolike.

I pyetur se përse Vuçiq po e zvarrit vendimin, ai përgjigjet sepse i pëlqen të bëjë drama, të rrudh vetullat dhe të tregojë para kamerës se sa vështirë e ka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit