5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

VIDEO/ Ushtria ukrainase bën kërrdi, shkatërron karvanin rus me dronin Bajraktar

Rekomandime

Ushtria e Ukrainës ka publikuar pamjet e bombardimit të një pjese të karvanit me mjete të rënda luftarake ruse, që po i afrohen Kievit. Edhe pse vendi i saktë nuk bëhet i ditur, ushtria pretendon se ka shkatërruar karvanin duke përdorur dronët Bajraktar të blerë nga Turqia.

Reporteri ukrainas Ilya Ponomarenko publikoi një tjetër xhirim të sulmit me dronin Bayraktar ndaj forcave ruse.

- Advertisement -

Ukraina pretendon se që prej nisjes së pushtimit, 12 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën. Gjithashtu, thotë se ka shkatërruar 48 avionë dhe 80 helikopterë rusë, 303 tanke, mbi 1000 mjete të rënda ushtarake, 60 depozita nafte, 56 raketahedhëse dhe pajisje të tjera.

Luftimet në Ukrainë vijojnë prej 13 ditës tashmë. Rusia ka bombarduar disa qytete kryesore, si Kievi dhe Kharkivi, ku mbeti e shkatërruar edhe konsullata e nderit e Shqipërisë aty. Gjithashtu, luftime zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit, sidomos në jug, ku rusët kërkojnë të marrin portin kryesor, në Odessa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit