2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti i VV’së: Pritet që vitin tjetër t’kemi lëvizje prej tri nga pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Rekomandime

Gazmend Gjyshinca, deputet i Vetëvendosjes, njëherësh anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës në vitin e ardhshëm.

- Advertisement -

“Planifikojmë që gjatë vitit tjetër të anëtarësohemi, pra e kemi hartuar planin për anëtarësim. Në 2022-tën do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Gjyshinca.

Ai tha se e kanë prioritet anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve nga vendet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Gjyshinca po ashtu tha se gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë lëvizje për njohjen e Kosovës nga tri prej pëse shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.

- Advertisement -

“Njohjet e reja vijnë si prioritet i jashtëzakonshëm. Po punojmë ngushtë me shtetet mos-njohëse, pritet që në vitin që po hyjmë të kemi lëvizje prej tri nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njoftë Kosovën”, ka thënë ai në Klan.

Sipas Gjyshincës, Kosova pas një kohe të gjatë ka një politikë të jashtme të unifikuar.

- Advertisement -

“Blerja e ambasadave në vende të caktuar është mesazh i qartë se jemi atje për të qëndruar, se politika e jashtme është prioritet për ne”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu tha se kanë bërë reformim të brendshëm të Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës dhe sipas tij ky reformim i brendshëm po jep efektet e para.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit