10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajçak tregon se për çfarë u pajtuan të gjitha palët gjatë takimit në Londër

Rekomandime

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i sotëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk ka alternativë për rajonin, përveç integrimi në BE.

- Advertisement -

Ai shtoi se është i gëzuar që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Takimi shumë i dobishëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, SHBA-së + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë tjetër për rajonin, përveç integrimi në BE. Mirë që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, shkroi Lajçak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit