2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputeti serb i partisë së Vuçiqit: Duhet ti vendosim sanksione Rusisë e të antarësohemi në NATO

Rekomandime

Dragan Shormaz, deputet në Parlamentin serb, ka kërkuar ndërmarrjen e sanksioneve kundër Rusisë, në një kohë që Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë marrë masa ndaj Moskës, pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

Shormaz, deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) së presidentit Aleksandar Vuçiç, me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ka theksuar se qeveria serbe duhet të bëhet vetëm nga ata që janë të gatshëm të dëbojnë menjëherë 90 për qind të ambasadës për shkak të spiunazhit si dhe të mbyllet qendra e spiunazhit në Nish.

- Advertisement -

“Qeveria e re duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë të gatshëm që menjëherë:

1-Të vendosin sanksione ndaj Rusisë
2-Të nacionalizojnë Nish
3-Të dëbojnë 90% të ambasadave për shkak të spiunazhit
4-Të mbyllin qendrën ruse të spiunazhit në Nish
5-Të nënshkruajnë një deklaratë se do të punojnë për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar deputeti serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit