1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputetja e “Guxo”: Paga mesatare në sektorin publik 768, ndër më të lartat në rajon

Rekomandime

Të mëkurën që kaloi, Qeveria e Kosovës, miratoi vendimin që vlera e koeficientit në sektorin public të jetë 105 euro.

- Advertisement -

Për këtë vendim, pati shumë reagim dhe kundërshtime nga opozita duke thënë se një vendim I tillë I varfëron qytetarët e vendit.

Deputetja nga radhët e listës “Guxo”, Jeta Statovci në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me ligjin për paga qëllimi ka qenë rregullimi iI pagan ë gjithë sektorin publik.

Sipas saj, Kosova për herë të parë zvogëlon diferencën e pagave nga 1 me 20 sa ç’ishte, në kuotat e Bashkimit Evropian sa është bërë me këtë ligj.

- Advertisement -

“Ligji për Pagat ka pasur për qëllim rregullimin e pagave në tërë sistemin tonë publik, i cili, në formen siç ka qenë, ka penguar zhvillimin e mëtejmë të sektorit publik dhe reformave në të. Është tjetër gjë që në kuadër të rregullimit, janë prodhuar rritje pagash për shumicën e sektorëve dhe të punësuarve në sektorin publik.

Siç mund ta shihni, është 1/4 e zyrtarëve publik që përfitojnë rritje 100% nga ky ligj që është rritja më e madhe e njëhershme që ka ndodhur ndonjëherë.

- Advertisement -

Së dyti, kemi një numër rekord të të punësuarve që përfitojnë rritje mbi 40%.

Së treti, Kosova për herë të parë zvogëlon diferencën e pagave nga 1 me 20 sa ç’ishte, në kuotat e Bashkimit Evropian sa është bërë me këtë ligj.

Së katërti, kemi rritje të pagës mesatare në rreth 768 euro në sektorin publik që është ndër pagat më të larta në rajon”, deklaron ajo.

Deputetja e “Guxo” Jeta Statovci

Derisa, për kundërshtimet opozitare thotë se po bëhen për shkak se pozita është ndryshe nga ata dhe se atyre nuk u ka munguar rasti por vullneti.

“Kundërshtimet e opozitës janë sepse ndryshe nga ata, ne kemi siguruar një rritje që bazohet në koncept zhvillimor dhe jo popullist apo elektoral siç kanë bërë ata. Kur të fillojë së zbatuari ky ligj do të shohim më për së afërmi që pozita materiale e të punësuarve do të përmirësohet ndjeshëm.

Opozitës nuk i ka mungur rasti, po i ka mungur vullneti, andaj pagat për mbi 11 vjet nuk janë rritur në sektorin publik”, përfundon ajo për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit