2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputetja e LDK – së: Vetëvendosje e shpiku se në Uashington po shkohet për të marrë njohjen nga Serbia

Rekomandime

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ndërsa ka folur për Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se askush nga delegacioni i Kosovës nuk ka thënë se po shkojnë në Uashington për ta marrë njohjen nga Serbia, por sipas saj kjo është shpikur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Marrëdhëniet kurrë nuk kanë qenë në pikën më të ulët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Është dashur të punohet shumë për ta rikthyer besimin. Kjo nga Qeveria e kaluar”.

- Advertisement -

“Është e keqe të manipulohen qytetarët. Nuk është e vërtetë që është shkelur Kushtetuta. Kryeministri është legjitim sepse është i zgjedhur nga populli. Ju e keni shpikur sepse askush nuk ka thënë se po shkojmë në Uashington për ti marrë njohjen nga Serbia”, ka thënë Gaxherri në Klan Kosova.

Ajo tha se kryeministri Avdullah Hoti, çdo herë ka kërkuar unitet politik për temat me rëndësi për vendin.

Ndërkaq rreth shkuarjes në zgjedhje, Gaxherri, tha se në zgjedhje shkohet nëse merren vesh partnerët e koalicionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit