11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Dy kushtet e PDK’së për të hyrë në qeveri

Rekomandime

Partia Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj për futjen e saj në Qeverinë e Kosovës, ajo tani po thotë se mund të përfshihet në Qeveri por ka një kusht.

- Advertisement -

Në emër të PDK’sëm tani ka folur Sami Lushtaku, i cili ka paralajmëruar futjen e kësaj partie në Qeverinë e Kosovës.

Lushtaku ka thënë se PDK’ja bëhet pjesë e pushtetit, atëherë duhet t’i jepet pozita e kryeministrit ose presidentit.

Madje, ai e ka konfirmuar këtë duke thënë se është qëndrim i PDK’së dhe jo vetëm i tij.

- Advertisement -

“Jo unë nuk kam dhënë qëndrim temin personal, por qëndrim të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Lushtaku në RTV Dukagjini.

“Për t’u bërë pjesë e pushtetit ne duhet ta marrim ose kryeministrin ose presidentin”, ka thënë ai më herët në RTK.

- Advertisement -

Kujtojmë se deri më herët PDK e ka kundërshtuar fuqishëm përfshirjen në Qeverinë Hoti, kurse tani ka ndërruar mendje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit