-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputetja e LVV: Ende ka mundësi për marrëveshje VV-LDK, nuk dëshirojmë qeveri të pakicës

Rekomandime

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje pranoi se formimi i një qeverie të pakicës nga LVV do ta pengonte zhvillimin e punëve.

- Advertisement -

Megjithatë ajo tha se Vetëvendosje e ka obligim që të formojë institucionet .

“Kjo nuk është dëshira jonë, dëshira jonë ka qenë që të qeverisim bashkë me LDK-në. Por që për të qeverisur bashkarisht duhet të jetë një vullnet i përbashkët.”, tha Nagavci.

Ajo tutje e u shpreh optimiste për një koalicion me LDK-në. “Ka akoma mundësi, ka akoma kohë, ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, uroj që e njëjti vullnet të jetë edhe nga ana e LDK-së.”, deklaroi Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

Kujtojmë se më 26 nëntor u konstitua Kuvendi i Kosovës, por pa një marrëveshje paraprake me LDK. Kryetar i Kuvendit u zgjodh, Glauk Konnjufca nga Vetëvendosje, , përcjell portali rtv21.tv.

Mospajtimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së janë për shkak të ndarjes së posteve veçanërisht për postin e presidentit.

- Advertisement -

Dje, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen, LDK do ta votojë qeverinë e VV-së, por që do të qëndrojë në opozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit