3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Deputetja Matoshi diagnostifikohet me tumor në tru

Rekomandime

Aktorja e mirënjohur kosovare dhe deputetja Ardiana Matoshi ka njoftuar publikun se i është rikthyer tumori në tru.

- Advertisement -

Këtë lajm të keq, ajo e ndau në profilin e saj në Facebook derisa thotë se “të mërkurën duhna prapë me u përballë mes jetës dhe vdekjes”.

Matoshi ka rrëfyer se kishte pasur tumor edhe para nëntë viteve, e të cilin e kishte mposhtur me sukses.

“Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.” – shkruan znj. Matoshi, përcjell Periskopi.

- Advertisement -

Ne i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë znj. Matoshi dhe lutemi për shëndetin e saj

Statusi i plotë:

- Advertisement -

Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…

Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…

I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.

E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.

Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.

JU DUA FORT ❤️

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.

Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.

Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.

N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit