3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputetja që çdo të mërkurë do t’i pres qytetarët e t’i dëgjoj për hallet e tyre në Kuvendin e Kosovës

Rekomandime

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, po tregohet tejet bashkëpunuese dhe modeste me qytetarët.

- Advertisement -

Ajo madje, sot në ndërtesën e Kuvendit, ka pritur shumë qytetarë, të cilët i ka dëgjuar për hallet e tyre të përditshme.

E të njëjtat ankesa, që sipas saj kanë të bëjnë kryesisht me papunësinë, do t’i adresojë edhe në nivel lokal e qëndror.

Madje deputetja, këtë nismë do ta vazhdojë në çdo të mërkurë nga ora 10:00 – 15:00.

- Advertisement -

Ky është postimi i saj:

Sot në ndertesën e Kuvendit të Kosovës kam takuar qytetarë të shumtë, të cilët kanë bashkëbiseduar me mua për tema të ndryshme që i preokupojnë ata në jetën e përditshme.

- Advertisement -

Në këto takime kishte lavdata, ankesa dhe kërkesa të shumta të cilat do t’i adresoj në seancë dhe institucione publike në nivel lokal dhe qendror. Ankesat kryesisht kishin të bënin me papunësinë te të rinjtë. Për këtë arsye, si deputete do të angazhohem që përmes propozimit të politikave konkrete të ndikojë që jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë dhe më e mirë.

Këso takime do t’i organizoj çdo të mërkurë, nga ora 10:00-15:00 në hapësirat e Kuvendit dhe për këtë arsye mos hezitoni të më shkruani në facebook. Do të ju përgjigjem me shpejtësi për kërkesat e juaja.

p.s për arsye të respektimit të privatësisë nuk do të publikojë foto nga takimet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit