19.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Pasi foli me Keith-in, Adriana Matoshin e zë gjumi në seancën e Kuvendit, fajëson opozitën

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar edhe sot (e enjte) punimet.

- Advertisement -

Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes është votuar pro shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Teksa shumë prej deputetëve po marrin pjesë në seancë dhe po tregohen aktivë me marrjen e fjalës, replika dhe kundër-replika – një tjetër deputete po qëndron në heshtje.

E ajo është aktorja Adriana Matoishi, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mesa duket nga lodhja e tepërt, në një moment është parë duke dremitur në gjumë gjatë seancës.

- Advertisement -

Një fotografi e siguruar nga IndeksOnline tregon momentin kur kolegët nga Vetëvendosja janë zgjuar dhe bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin, ndërkohë që Adrianën e ka zënë gjumi.

Adriana Matoshin e zë gjumi në kuvend (Foto: IndeksOnline)

Deputetja dhe aktorja Matoshi bën një jetë mjaft aktive si aktore e angazhuar në projekte të shumta kinematografike, njashtu si sipërmarrëse e një lokali në Prishtinë dhe në jetën personale si nënë e katër fëmijëve – me çka edhe lodhja e tepërt duket normale të reflektohet herë pas here te një person i tillë.

- Advertisement -

Kjo është legjislatura e parë kur Adriana u zgjodh si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit që u mbajtën këtë vit, në të cilat ajo garoi ne numrin 60.

Duke e marrë afër zemrës një moment çlodhjeje që rastësisht përfundoi në një fotografi të shkrepur nga dikush, Matoshi ka bërë një reagim publik, duke hedhur dyshime mbi burimin dhe publikimin e këtij imazhi.

Ajo me pas ka publikuar në InstaStory një shkrim, përmes së cilës i ka fajësuar kolegët e opozitës që ia bënë fotografitë, e cila më pas përfundoi në duart e portaleve.

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet”, ka shkruar Adriana Matoshi në InsatStory.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Ndërkohë, e njëjta e ripublikoi gjithashtu gjatë ditës fotografinë ku ajo shihej në gjumë, teksa e shoqëroi me mbishkrimin: “Kur opozita fol e ti e dëgjon zemrën duke e ngushtuar kokën e duke të dhembë”, ka shkruar ajo.


Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Nuk dihet saktë nëse Adriana është njoftuar për kolegun që ia realizoi fotografinë, por duke cekur krahun “e djathtë” të saj, ajo automatikisht ka etiketuar kolegët opozitarë nga radhëte LDK-së ose të AAK-së që gjenden në të djathtë të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit