1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Der Spiegel: Gjermania po mobilizon 12.000 ushtarë

Rekomandime

Revista e njohur gjermane, “Der Spiegel”, raportoi se Gjermania është duke u përgatitur për të mobilizuar 12.000 ushtarë deri në Krishtlindje për t’u dalë në ndihmë shërbimeve shëndetësore të stërngarkuara dhe për të ofruar testime e vaksinime në spitale e në shtëpi të kujdesit.

- Advertisement -

E përjavshmja gjermane raportoi se deri më tani, forcat e armatosura kanë angazhuar 630 ushtarë. Zyrtarët ushtarakë nuk ishin menjëherë të qasshëm për koment, shkruan Reuters.

Evropa është bërë përsëri epiqendra e pandemisë së koronavirusit, duke i nxitur qeveritë që ta shqyrtojnë kthimin e masave të padëshirueshme të izolimit.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, përmes një video-mesazhi të shtunën u bëri thirrje të pavaksinuarve që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre, pasi shkalla mesatare javore e infeksioneve në këtë shtet arriti në nivel rekord që nga fillimi i pandemisë.

- Advertisement -

“Javë të vështira shtrihen para nesh dhe mund të shihni që unë jam shumë e brengosur. I kërkoj urgjentisht secilit që nuk është vaksinuar ende: të lutem rishqyrto (vendimin për të mos u vaksinuar)”, tha zonja Merkel.

Shkalla javore e infeksioneve në Gjermani, që është numri mesatar i të infektuarve me koronavirus në 100.000 banorë për një javë, të shtunën shkoi në 277.4, treguan të dhënat e Institutit “Robert Koch”. Rekordi në valën e tretë të pandemisë, në dhjetor të vitit të kaluar, ishte 197.6, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Qeveria federale pritet të takohet javën e ardhshme me udhëheqësit rajonalë të 16 shteteve gjermane për të diskutuar rreth ashpërsimit të masave kufizuese, ndonëse tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ri qeveritar janë pajtuar që të mos e zgjasin afatin e gjendjes emergjente përtej 25 nëntorit. Gjendja emergjente është në fuqi që nga fillimi i pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit