-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Der standard’: Qeveria Kurti ka rritur presionin ndaj mediave, RTK rrezikon të mbyllet

Rekomandime

Gazeta e njohur austriake ‘der Standard’, ka shkruar mbi kërcënimet që Qeveria Kurti po bën ndaj mediave në Kosovë duke përmendur edhe rrezikimin me mbyllje të televizionit publik – RTK

- Advertisement -

‘Der standard’ ka përmendur edhe rastin e fundit ku gazetarë nga ‘Insajder’ janë intervistuar nga policia, pasi një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media kishte ftuar prokurorinë që të merret me atë çfarë kishin publikuar mediat.

Kjo gazetë ka përmendur gjithashtu privatizim e ndërtesës së ish-RTP’së, që tani është RTK, ku është thënë se Agjencia Kosovare për Privatizim (AKP), mund ta privatizoj këtë objekt dhe se punëtorët kanë paralajmëruar protesta ndaj qeverisë nëse një gjë e tillë ndodhë, transmeton në shqip Gazeta Metro.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë sa më shpejt procedurat për miratimin e Ligjit të RTK-së. Ne i propozojmë Kuvendit që objektin ku gjendet Radio Kosova t’ia kaloj në pronësi RTK-së dhe që bashkë me Qeverinë t’i ndihmojnë RTK-së me buxhet shtesë për rinovimin e saj”, thuhej në reagimin e SPERTK’së.

- Advertisement -

Shtimi i presionit ndaj mediave nga Qeveria Kurti

Tutje e përditshmja austriake ka bërë një kronologji të presionit nga subjekti politik i Vetëvendosjes, ku thuhet se kjo parti që nga dhjetori i kaluar ka ushtruar presion mbi RTK’në, ndërsa është arritur kulmi në fushatën elektoral që çoi në zgjedhjet e 14 shkurtit, gjë që çimentoi fuqinë e Kurtit dhe VV’së duke sjellur një ndryshim në elitën politike.

- Advertisement -

‘Der Standard’, shkruan për përplasjen e Qeverisë me media të tjera në Kosovë.

Duke përmendur gazetën “Insajderi” dhe akuzat në drejtim të saj pasi që kishte botuar dokumente “konfidenciale”, ‘Der Standard’ thotë se këto dokumente duhet të jenë të arritshme për gazetarët sipas ligjit kosovar. Gjithashtu theksohet fakti që Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka ftuar prokurorinë për t’u hetuar mediat që kanë publikuar dokumetet e tilla.

Kjo gazetë ka shkruar edhe për ish-avokatin e popullit, Sami Kurteshin i cili tani është përfaqësuesi i VV’së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka bërë akuza të rënda ndaj mediave, duke shkruar se shumica e medieve në Kosovë po kryejnë “krime mediatike” sepse shumica dërrmuese e medieve janë “produkt i krimit të organizuar institucional” nga qeveritë gjatë 20 viteve të fundit’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit