15.1 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Meda tregon ‘bakshishin’ më të madh që ka marrë deri më tani në një mbrëmje muzikore

Rekomandime

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Meda, këtë kohë ka qenë më pasiv në muzikë e po ashtu më i distancuar edhe nga intervistat.

- Advertisement -

Ai së fundmi ishte i ftuar në emisionin NIN, teksa ka folur më shumë për periudhën e pandemisë, jetën private e gjithashtu edhe për karrierën shumëvjeçare muzikore.

Në rubrikën “Haje ose thuaje”, Meda u sfidua me tre pyetje të cilave iu përgjigj me sinqeritet të plotë.

41 vjeçari mes tjerash zbuloi edhe vlerën më të madh të ‘bakshishit’ që ka marrë.

- Advertisement -

Meda deklaroi se ka pranuar plot 30 mijë dollarë në një mbrëmje muzikore me bashkë atdhetarë të Australisë.


I njëjti ka folur edhe për kohën e pandemisë, pasi prej më shumë se një viti janë ndaluar të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore.

- Advertisement -

“I kam anuluar të gjitha dasmat, vetëm një gjë më ka shqetësuar diçka që më ka bërë përshtypje të keqe në kohën e zgjedhjeve kur me një sallë apo me një tubim ishin mbi 1000 vetë dhe aty 99% pa maska, ndërsa këngëtareve apo lokaleve sallat e dasmave që mbahen, po bëhen një vit që nuk kanë punuar dhe kjo më ka bërë përshtypje negative në aspektin politik. Përse ata paskan të drejtë e ne jo”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit