2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dërgimi në Kushtetuese? Lajmi i fundit për Ligjin e Pagave

Rekomandime

Për dërgimin e Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese ekzistojnë disa baza.

- Advertisement -

Afati për dorëzimin e tij në Kushtetuese me inicim të 10 deputetëve tanimë ka përfunduar.

Reagimi i Berishës pas përplasjes me Albulena Haxhiun për rastin Dehari: H…
Kështu, ka bërë të ditur Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Për tu dërguar një ligj në Gjykatën Kushtetuese janë disa baza të juridiksionit sipas nenit 113 të Kushtetutës. Njëra prej tyre është dërgimi i një Ligji për vlerësim nga 10 deputetë, para se ligji të dërgohet për dekretim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo duhet të ndodhë brenda 8 ditëve nga dita e miratimit të Ligjit në Kuvend. Kështu, në rastin e Ligjit të Pagave, ky afat tanimë ka kaluar”, ka thënë Shala.

- Advertisement -

Kurse, thotë se ka ende afat nëse kjo gjë bëhet me inicim të 30 deputetëve, apo institucione të tjera.

“Njëra prej bazave të tjera për dërgimin e ligjit për vlerësim në gjykatës kushtetuese është neni 113.2. i Kushtetutës. Sipas këtij neni, inicimin e rastit mund ta bëjnë Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit. Sa i përket Kuvendit, kjo mund të bëhet nga të paktën 30 deputetë, brenda periudhës kohore prej 6 muajve që nga hyrja e ligjit në fuqi. Kështu, tanimë nuk ka afat për inicim të rastit nga 10 deputetë, por ka ende afat për inicim të rastit nga 30 e më shumë deputetë”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Për Ligjin e Pagave ka folur edhe deputetja e LDK-së, dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Ajo ka thënë se afati ligjor për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese u kishte përfunduar, por se presin që të njëjtin ta dërgojë në këtë institucion Avokati i Popullit.

“Ligjin për Zyrtar Publik e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Ligjin e Pagave nuk kemi mundësi ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese sepse padrejtësitë e këtij Ligji janë shpërfaqë vetëm pas caktimit të vlerës monetare të koeficientit dhe atëherë kishte kaluar afati ligjor për ta dërguar Ligjin në Kushtetuese. Tani presim që Avokati i Popullit ta kryej punën sipas mandatit të tij dhe tani kur ka pranuar mbi 30 ankesa të dërgoj Ligjin e Pagave në Kushtetuese”, ka deklaruar Bajrami /Frontonline

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit