1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Derisa Vuçiqi lartëson Millosheviqin në Mitrovicë, ndërkombëtarët në gjumë të thellë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në veri të Kosovës e ka lartësuar Sllobodan Millosheviqin. Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa ka thënë se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën. Fjalimi i Vuçiqit në Mitrovicë është kritikuar ashpër nga zyrtarët kosovarë e madje edhe nga mediet në Kroaci e në Bosnjë.

Atëherë,kush po e tolron Vuçiqin tëluaj si macja me miun,me ndërkombëtarët,misionet e tyre në Kosovë,SHBA-n,dhe në fundë edhe në këtë valle ka futur institucionet e Kosovës,që kur po ballafaqohen me Vuçiqin,ende pa filluar bisedat po I kap një dridhje frikacakët e mjerë të Kosovës.

- Advertisement -

“Ua them, se ata që deklarojnë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, është shprehur Vuçiq.

Sipas tij, krejt për çka ai po angazhohet është një zgjidhje kompromisi dhe një zgjidhje paqësore. “Kur u thonë se dua ta ndryshoj kufirin, nuk po ua thonë të vërtetën”, tha Vuçiq, duke shtruar më pas pyetjet, sipas tij plot dilema, “Ku është kufiri sot?”.

“Në fakt, unë dua t’ua ndryshoj të drejtat tuaja dhe t’ua mundësoj të gjitha të drejtat që u takojnë në botën e qytetëruar”, nënvizoi ai.

- Advertisement -

Po kush nuk ja mundësoi Vuçiit të shkoj në Banjë?!

Organizatat e dala nga lufta të shtunën në orët e vona me ta marrë vesh se Vuçiq planifikon ta vizitojë Banjën i kanë ftuar qytetarët e Drenicës në protesta, të cilat kishin nisur nisur në orën 6:00, në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj. Veteranë të luftës e qytetarë të pezmatuar kishin vendosur barrikada në katër vende, tri në rrugën Mitrovicë – Pejë, në Vojtesh, në Tërnavc e në Runik dhe një barrikadë tjetër në hyrje të fshatrave Syriganë e Banjë nga ana e Zubin Potokut, një rrugë dytësore që lidh dy fshatrat e banuara me serbë me komunën e Zubin Potokut.

- Advertisement -

Me gjithë ndalesën që të shkojë në këtë fshat Vuçiq është përpjekur të shkojë rrugëve dytësore, por është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe ai është detyruar të kthehet. Banorët e Banjës kanë pritur gjatë Vuçiqin që të shkojë në fshatin e tyre, por janë detyruar që presidentin serb ta dëgjojnë vetëm nëpërmes telefonit. I pezmatuar tej mase dhe i hidhëruar në KFOR-in pse nuk e siguroi udhëtimin e tij deri në Banjë me helikopter, Vuçiq tha se hoqi dorë nga udhëtimi në Banjë për të mos i rrezikuar banorët serbë të fshatit.

“Disa i kanë në qejf armët t’i përgatisin, unë këtë nuk e dëshiroj, por nuk jam i frikësuar. Kam hequr dorë për sigurinë tuaj”, u ka thënë Vuçiqi serbëve të Banjës nëpërmes telefonit, duke shtuar se gjatë natës janë dëgjuar në tri raste të shtëna armësh. Vuçiq theksoi se i vjen keq për banorët e Banjës, të cilët kishin përgatitur bukën pogaçe. Ai u premtoi atyre se herën tjetër do të shkojë në Banjë dhe do të bisedojë për problemet që kanë.

Premtimet për investime

Presidenti i Serbisë në ditën e parë të vizitës në veri të Kosovës, ka pasur një takim me përfaqësues të serbëve të Kosovës, gjatë të cilit ka siguruar se qeveria e Serbisë ka siguruar mjete për realizimin e ujësjellësit rajonal për Mitrovicën e Veriut, për Zveçanin dhe për Zubin Potokun. Mitrovica e Veriut dhe Zveçani aktualisht furnizohen me ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës – kompania e ujësjellësit rajonal “Mitrovica” në jug. Ai tha se deri më tani janë dhënë 9 milionë euro për këtë projekt, ndërsa sqaroi se tani janë ndarë edhe 6 milionë euro, në mënyrë që projekti të përfundojë sa më shpejt. “Ka pasur në këtë projekt shumë probleme, por tani gjithçka është rregulluar dhe mendoj se punët po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka thënë ai, sipas të cilit ky është investimi më i madh në veri të Kosovës. Vuçiqi siguroi serbët e veriut se qeveria serbe do të investojë edhe në “Trepçë” për ndërtimin e një fabrike të baterive, në të cilën do të punësohen 300 veta. Sipas tij, do të investohen në këtë projekt 13 milionë euro. “Do ta hapim fabrikën e baterive në Leposaviq për 300 të punësuar”, ka ripërsëritur ai.

Duke folur për dy subjektet më të rëndësishme ekonomike, liqenin e Ujmanit dhe për “Trepçën”, Vuçiq siguroi se do ta shtyjë në dialogun e Brukselit çështjen e Gazivodës dhe të “Trepçës”, pa të cilët serbët e Kosovës nuk mund të mbijetojnë.

Vuçiq e ka nisur me një vizitë në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës. Me atë rast presidenti serb ka dorëzuar për Qendrën Spitalore në veri të Mitrovicës dhe atë të Graçanicës autoambulanca me të gjitha pajisjet, ultrazë moderne, një tavolinë të operacioneve për sallën gjinekologjike, inkubator mobil, material për salla operative dhe pajisej të tjera. Ai ka thënë se qeveria e Serbisë përpiqet që Qendra Klinike në veri të Mitrovicës të jetë më e mira dhe më modernia.

Presidenti serb ka vizituar edhe punët që janë duke u zhvilluar në vendbanimin “Lugina e Diellit”, në Zveçan, ku do të ndërtohen 350 shtëpi për 1.525 serbë të kthyer nga Serbia. Vuçiq theksoi se ndihet shumë i lumtur që do të kthehen në këtë pjesë 335 familje serbe. “Këto familje do të jetojnë në këto shtëpi të bukura. Të gjitha gjërat tjera do t’u sigurohen. Ka mbetur edhe një transferim nga ana e qeverisë së Serbisë që të paguajë për këtë projekt. Do të investohen afro 25 milionë euro. Po investojmë në Kosovë shuma të mëdha të mjeteve për të siguruar qëndrimin dhe mbetjen e popullit tonë në këto hapësira. Janë dhjetëra milionë euro që qeveria e Serbisë i investon në këtë pjesë. Deri në ‘Vidovdan’ besoj se projekti ‘Lugina e Diellit’ do të përfundojë”, ka siguruar Vuçiq.

Vuçiq: Serbët kanë vdekur për Prishtinën

E ndërkaq për sigurinë e Vuçiqit gjatë fjalimit të tij në sheshin “Car Llazari”, në veri të Mitrovicës, janë përkujdesur snajperistët e Policisë së Kosovës, të cilët kishin zënë pozitat në shumë pjesë.

“Nuk e di sa do të më dëgjoj Serbia, por të hesht nuk mundem dhe nuk guxoj e aq më pak nuk guxoj të paraqitem i marrë dhe i pakujdesshëm. Populli ma ka dhënë besimin që të bisedoj hapur për pozitën tonë të vështirë dhe kjo është mënyra e vetme që po ua them të vërtetën, ‘sy me sy e fytyrë me fytyrë’. Nëse duhet ta mbroj veten do të hesht e nëse duhet ta mbroj popullin do të flasë”, ka thënë në fillim të fjalës së tij në sheshin “Car Lazar” në veri, para mijëra qytetarëve serbë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai tha se është i obliguar të tregojë për ëndrrat e parealizuara dhe për iluzionet.

“Serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën, për Prishtinën, ndërsa sot atje ka më pak serbë sesa ka pasur ndonjëherë. Nuk jemi atje, jo për atë se të tjerët kanë qenë më të fortë dhe më të mençur se ne, por për atë se nuk e kemi kuptuar se nuk jemi të vetëm në botë dhe se pa botën nuk bëhet. Ka paguar çmimin dhe nuk jemi më të mëdhenj sesa dikush e ka menduar, ndërsa sot pa derdhur asnjë pikë gjaku jemi më të mëdhenj, sepse punojmë e nuk luftojmë, fëmijët rriten e nuk i varrosim pas bombardimeve. E puthim tokën e fëmijëve tanë e jo tokën e të parëve. Sot kemi vendin tonë në botë, jemi gjithnjë e më të respektuar dhe me autoritet në Bruksel, në Uashington, natyrisht në Moskë dhe falënderoj miqtë në Rusi, të cilët gjithmonë kanë qenë përkrah nesh”, ka përkujtuar Vuçiq, i cili ka siguruar serbët se nuk do të lejojë që dikush t’i përdorë armët kundër tyre.

Gjatë këtij fjalimi në veri të Mitrovicës i pari i Serbisë ka thënë se arritja e marrëveshjes me Kosovën nuk është afër. “Këtu para jush flas hapur, nuk kemi asnjë lloj zgjidhje, nuk jemi askund afër zgjidhjes, por e kemi obligim të bisedojmë. Ideja ime dhe juaja për nesër dhe për të ardhmen e Serbisë e të serbëve është që ta ruajmë popullin, ta ruajmë vendin, ta ruajmë paqen dhe të përpiqemi të ndërtojmë ura të mirëbesimit, që të bisedojmë edhe atëherë kur e dimë se është e pamundur. Përsëris, zgjidhja nuk duket në horizont, por i besoj Zotit dhe i lutem që të paktën për 10 ose 20 vjet të gjendet zgjidhja. Çdo gjë tjetër do të jetë fund i ekzistencës sonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, duke siguruar se dy gjëra nuk do t’i bëjë kurrë: ta gënjejë popullin dhe nuk do të punojë kundër shtetit. Vuçiq thotë se Serbia ka humbur shumë territor gjatë 60 vjetëve të fundit.

“Kur po ju thonë se po dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njëjtë si para 30 vjetëve. Kur luftoi Serbia kundër NATO-s në vitin 1999 kemi humbur pasi kemi qenë të dobët. Kemi humbur shumë territor në këto 60 vjetët e fundit. Kur thonë se unë duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”, tha mes tjerash presidenti serb Aleksandër Vuçiq, në fjalimin e tij në sheshin “Car Llazari”, në veri të Mitrovicës.

Veseli: Vuçiqi vazhdoi retorikën e Millosheviqit

Në atë kohë,Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq edhe në këtë vizitë dëshmoi se liderët e Serbisë po e vazhdojnë retorikën e Sllobodan Millosheviqit. Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se, Vuçiq nuk ka ardhur për t’i ndihmuar e për t’i mbrojtur serbët në Kosovë, por për të promovuar veten, si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore.

“Gjithsesi, vizita e tij konsideroj se u bë mirë që ndodhi, sepse edhe një herë u dëshmua se liderët e Serbisë po e vazhdojnë traditën e Sllobodan Millosheviqit. Se ata nuk vijnë për t’i ndihmuar e për t’i mbrojtur serbët në Kosovë, por vijnë për ta promovuar veten. Si gjithmonë me retorikë të vjetër dhe kundër të ardhmes paqësore. Tentimet për të na bllokuar në ecjen tonë, vizitat e shpeshta me tone provokuese në këto 19 vjet na dëshmojnë se ne duhet të mendojmë dhe të angazhohemi edhe më shumë për forcimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Thaçi: Protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk na ndihmojnë aspak

Ndaj protestës së banorëve të Drenicës, për të mos e lejuar Vuçiqin të shkojë në Banjë të Skenderajt për të vizituar serbët, ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke thënë se protestat dhe bllokimi i rrugëve nuk na ndihmojnë aspak.

“Në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe për pajtim protestat dhe bllokimi i rrugëve aspak nuk na ndihmojnë. Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banjë për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite. Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe të komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe mbi dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe të pajtimit”, ka shkruar Thaçi.

LVV: Dhënia e lejes për Vuçiqin ia rrit Serbisë pretendimet për Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për medie ka reaguar rreth vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Vetëvendosja thotë se dhënia e lejes për Vuçiqin ia rrit Serbisë pretendimet për Kosovën. Më tutje Vetëvendosja thotë se vizita e tij është shkelje e integritetit territorial të Kosovës e për këtë e lë përgjegjës presidentin e Kosovës Hashim Thaçin.

“Vizita e presidentit të Serbisë në Kosovë, qëndrimet dhe veprimet e tij janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe Republikës sonë. Ato janë shkelje e integritetit territorial dhe institucional të vendit tonë. Por në të njëjtën kohë janë edhe kurorëzim i ‘Zajednicës Thaçi – Vuçiq’. Aq shumë e ka relativizuar, deri në kontestim, shtetësinë e vendit tonë presidenti aktual Thaçi, saqë e ka krijuar një terren të jashtëzakonshëm për Serbinë këtu. Andaj, sot Vuçiqi mund ta vizitojë Ujmanin, mund ta kujtojë madje në fjalën e tij edhe Millosheviqin, ta përmendë Serbinë e Madhe dhe të zotohet se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Krejt kjo falë pushtetit që ia hap udhën përmes negociatave pa kushte, pa parime dhe pa mandat. Hashim Thaçi e ka bërë të pranueshëm mospranimin e Kosovës, andaj sot bëhen me lehtësi deklarata kundër nesh”, thuhet në komunikatë.

Rast pas rastit

Vuçiqi kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës

Në Beograd është mbajtur seanca urgjente e Këshillit të Sigurisë, për shkak të gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Presidenti Vuçiq prezantoi qëndrimet serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd se “Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës” si dhe “një përgjigje urgjente nga Bashkimit Evropian lidhur me situatën e fundit”, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të mos lejohet futja në këtë vend e makinave me targa KS dhe zëvendësimin e tyre me ato RKS.

Presidenti Vuçiq tha se atij i është dërguar së fundi një propozim për zgjidhjen e situatës së krijuar në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak. Por ai e ka refuzuar këtë propozim duke e quajtur ate “poshtërues për Serbinë”.

Vuçiq së pari foli për gjendjen në Ushtrinë e Serbisë dhe në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, si dhe për armatimet që posedojnë ato. Ndërsa si “aksion kriminal” e quajti pozicionimin e forcave speciale policore të Kosovës në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, për ta mbikqyrur zbatimin evendimit të fundit të qeverisë për reciprocitet në çështjen e targave të automjeteve.

“Aksioni kriminal”

Presidenti i Serbisë tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ata kanë “diskutuar situatën në Kosovë dhe veçanërisht aksinionin kriminal të Prishtinës, si dhe ndërhyrjen e gjashtë të këtyre forcave në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe shqetësime të qytetarëve”.

“Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga atje dhe kthimi në situatën e mëparshme”, tha presidenti serb. “Serbia do të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat ku barazohen Beogradi dhe Prishtina. Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, theksoi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Biseda me diplomatë të huaj

Vuçiq tha se në mëngjes ka biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore dhe ambasadorët e Quintit, për një “zgjidhje kompromisi”. Por propozimet e këtyre ambasadorëve për zgjidhjen e situatës i ka quajtur “të papranueshme”.

“Unë i refuzova këto propozime, sepse ato nuk ajnë kompromis por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative do të harrohej, ndërsa do të prezantoheshin vetëm 20-30 përqind e masave. Për këtë refuzim kam marrë pëlqimin e Këshillit. Unë jam lodhur nga politika e akteve të kryera, kështu nuk mund të flisni më me Serbinë”, thëksoi Vuçiq. Ai tha se do të pres deri në tetor përgjigjen e Bashkimit Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe më pas do të paraqes qëndrimet e Serbisë.

Në takimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi bëjnë pjesë, përveç presidentit që e kryeson, edhe ministrat e Mbrojtjes dhe Policisë si dhe drejtuesit e ushtrisë dhe shërbimit sekret BIA.

NGA: RAGIP GURAZIU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit