16.3 C
Pristina
Saturday, June 10, 2023

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Albin Kurti mund të mos bëhet kryeministër, ja kush mund të zgjedhet në vend të tij

- Advertisement -

Të rekomanduara

Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i marrur në vitin 2014 ia mundëson partisë fituese që e para ta nominoj kandidatin për kryeministër, në këtë rast i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta nominoj kandidatin e saj Albin Kurtin, për kryeministër, i cili duhet që ta ketë shumicën e thjeshtë në Kuvend, apo 61 vota që të zgjedhet kryeministër,

Presidenti i Republikës së Kosovës, në këtë rast Hashim Thaçi e thërret seancën e parë të Kuvendit, e cila duhet të ndodhë më së largu 30 ditë nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, këtë rast nga certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit. E në rast se ai nuk është në gjendje të thërrasë seancën e parë, Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e presidentit. Seanca e parë konstituive udhëhiqet nga dy deputetë, përkatësisht nga deputeti më i vjetër dhe më i riu në sallë.

- Advertisement -

Atë ditë së pari në Kuvendin e Kosovës votohet kryeparlamentari si dhe shefet e grupeve parlamentare. Kryeparlamentari zgjedhet nga Grupi Parlamentar i cili e ka numrin me të madh të deputetëve në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës nga radhët e veta zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarët (Kryesinë e Kuvendit). Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kurse tre nënkryetarët, të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përderisa dy nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, pason procedura tjetër, ajo e formimit të Qeverisë së Kosovës. Bazuar në Kushtetutën e Kosovës si dhe në një aktvendim të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese (atij të vitit 2014-të ), Qeverinë e Kosovës mund ta formojë vetëm partia apo koalicioni që i ka fituar zgjedhjet, në këtë rast i takon Lëvizjes Vetëvendosje, subjekti fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Por çka ndodh nëse Albin Kurti nuk siguron 61 vota në Kuvend për tu zgjedhur kryeministër?

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, në këtë rast Hashim Thaçi nominon kandidatin aoi kandidatën tjetër për kryeministër, këtë radhë i nominuari mund të jetë nga ndonjë subjekt tjetër politik dhe jo ai nga ai që ka fituar zgjedhjet. Brenda dhjetë dite nëse dështon i nominuari i parë për kryeministër, Presidenti i vendit e dërgon në Kuvend emrin e kandidatit tjetër për tu votuar (por që paraprakisht subjekti ose koalicioni duhet të ia dëshmojë Presidentit të vendit se i kanë 61 vota në mënyrë që të zhmangen zgjedhjet e reja), por nëse as herën e dytë kandidati për kryeministër nuk i bën 61 vota, Presidenti i vendit shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen më së largu 40 ditë që nga momenti kur i shpallë ato

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -