6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Dëshmitari i Gjykatës Speciale me akuza të rënda për Hashim Thaçin, ja çka thotë për ‘Dajën’

Rekomandime

“Unë jam i ftuar si dëshmitar, por edhe me qenë edhe vet i akuzuar nga kjo Gjykatë nuk e kam fare problem mu përball me akuza të mundshme.

Në një rast të tillë as avokat mbrojtës nuk do të angazhoj, pasi e di mirë se akuza e mundshme do të jetë vepër serbe ose e ndikuar direkt nga Hashim Thaçi”, tha Naim Miftari.

- Advertisement -

Gjykata Speciale ka intensifikuar punën e saj, ku ditëve të fundit ka ftuar shumë persona për intervistim. Një ndër ftesat e fundit nga Gjykata Speciale është edhe për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

Prokuroria e Specializuar deri më tash, ka ftuar për intervistim mbi 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, që pas luftës, ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës, sikurse Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja, por edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Poashtu, ftesë për tu paraqitur në Speciale ka marrë edhe ish eprori i UÇK-së, njëherit edhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

- Advertisement -

E duke folur lidhur me punën dhe ftesat e Speciales, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”, ka thënë se kjo gjykatë me seli në Hagë, është barrë e rëndë për një shtet të ri si Republika e Kosovës.

Tribunali ndërkombëtar është një barrë e rënd mbi shtetin e ri të Kosovës, mbi popullin tonë një e padrejtë e madhe. Mënyrën se si ka ardhur kjo Gjykatë dhe roli negativ i pa diskutueshëm i Hashim Thaçit dhe raporti i Dik Martit, janë akterët kryesor të këtij Tribunali. Kjo Gjykatë bëhet krejt e pakuptimtë pasi nuk merret me qindra mijëra krime serbe që janë bërë në Kosovë nga ushtria, policia dhe shteti serb ndaj shqiptarëve, dhe se etiketa kinse për tregti me organe nga ana e UÇK-së është një gënjeshtër e kulluar, e dalur nga Akademia e Shkencave serbo-ruse“, tha ish-ushtari i UÇK-së, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Miftarit, kjo Gjykatë nuk do të ketë sukses dhe do ta amnistojë Hashim Thaçin, të cilin Miftari e akuzon rëndë.

Një gjykatë që formohet nga një gënjeshtër e madhe, nuk besoj se do të ketë sukses pasi dihet shumë mirë se UÇK-ja nuk ka bërë krime të orkestruar të luftës, ndonjë krim individual ka, por kur krahasohen qindra mijëra krime, dhunime, pastrim etnik, pushkatimeve të civilëve shqiptar, zhdukje të mijëra kufomave nga ana e shtetit serb, dhe krahasohen me ndonjë krim të vetmuar e individual të UÇK-së, kjo është drejtësi absurde. Plus kjo Gjykatë do ta amnistojë në heshtje Hashim Thaçin, i cili si lider i UÇK-së ka përgjegjësi pothuajse për çdo krim të mundshëm që bënë vartësit e tij besnik, që disa ishin pikërisht ata që i thyenin rregullat e luftës, nëse Hashim Thaçi ka pas fuqi ekzekutive me një nënshkrim me çarmatos krerët e UÇK-së e me i lan rrugëve“, shtoi ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Miftari thotë se presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të mbaj përgjegjësi pothuajse për çdo krim që ka ndodhur në Kosovë.

“Thaçi mban përgjegjësi edhe pothuajse për çdo krim të mundshëm që ka mundur me bë nga UÇK-ja ndaj shqiptarëve, serbëve, apo tjetër kujt . Marrja e mbi 300 intervistave kryesisht nga pjesëtarë të UÇK-së apo viktimave të mundshme të tyre, tregon se dikush do ta paguaj fajin dhe faturën e atyre të mëdhenjve, sidomos Hashim Thaçit dhe shtabit të Rognerit në Tiranë”, potencoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

Nga ana tjetër, Miftari ka folur edhe për ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm, Azem Sylen apo siç njihet me nofkën “Daja”.

“Azem Syla edhe pse dikur komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, do të jetë vetëm”kokë turku” e Hashim Thaçit, pasi dihet shumë mirë se “Daja” sa ka pas ndikim ekzekutiv e sa ka pasur “Gjarpri” Hashim Thaçi, i cili ka qenë koka e devijimit të luftës, e përçarjes së luftës, e vjedhjeve të fondeve të luftës, e vrasjeve të disa komandantëve të luftës, koka e vrasjeve politike e krimit të organizuar etj. Pra lirisht e them se “Daja”, “Qopa” e disa anëtar dhe komandantë tjerë të UÇK-së do të jenë vetëm koka turku, e asgjë tjetër pasi me amnistimin e 99% të krimeve ndaj shqiptareve, qindra e mijëra krimeve që i ka bërë Serbia dhe amnistia e 1% të krimeve tjera, po ashtu kundër shqiptarëve që i ka bërë i ka orkestruar dhe i ka urdhëruar Hashim Thaçi me disa vartës të tij, do të jetë vetëm tallje me viktima, tallje me drejtësi”,tha më tej Miftari.

Tutje, Miftari tha se ai është i ftuar nga kjo Gjykatë si dëshmitar.

“Unë jam i ftuar si dëshmitar, por edhe me qenë edhe vet i akuzuar nga kjo Gjykatë nuk e kam fare problem mu përball me akuza të mundshme. Në një rast të tillë as avokat mbrojtës nuk do të angazhoj, pasi e di mirë se akuza e mundshme do të jetë vepër serbe ose e ndikuar direkt nga Hashim Thaçi, dhe klani i tij, e përsërisë se si pjesëtarë vullnetar i ardhur nga Gjermania i UÇK-së dhe epror i saj, kemi bërë një luftë shumë të pastër dhe shumë të drejtë në rrethana të luftës kushteve dhe kohës, dhe prapë do sillesha njëjtë nëse ishte përsërit lufta ndonjëherë tjetër”, ka potencuar Naim Miftari.

Miftari në fund tha se është krenar që ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe do të respektojë vendimin e Kuvendit të Kosovës, ku është bërë edhe votimi i Speciales.

“Jam shumë krenar që kisha nderin të isha koleg i luftës me mjera djem e vajza trima bashkëluftuar dhe me mjera dëshmor të rënë në luftë. Me Gjykatën e cila është votuar nga parlamenti i jonë do të kem sjellie korrekte dhe dot përgjigjem në çdo pyetje, nuk do të heshti, as nuk do të qaj , por nuk do të tentojë ti hesht fajet e mundshme të tjerëve siç po bëjnë e veprojnë në mënyrë të orkestruar gjeneralët e Hashim Thaçit para kësaj Gjykate”, ka përfunduar Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, janë votuar në Kuvend të Kosovës, në gusht të vitit 2015. Përmes ligjit të veçantë, këto Dhoma të Specializuara u themeluan për të gjykuar disa krime të caktuara të kryera prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000, brenda territorit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit