17.9 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Reagime të shumta pasi Leonora hyri me këpucë brenda një shtëpie të familjes së varfër

Rekomandime

Këngëtarja Leonora Jakupi dje ka shkuar në një shtëpi të një familjeje bashkë me Bekim Jasharin dhe Halil Kastratin. Ajo që ka nxitur reagime të mëdha është dukja superluksoze e këngëtares, e cila ka hyrë e mbathur me këpucë brenda në shtëpi.

- Advertisement -

Edhe juristja Flutra Kusari ka shpërndarë një reagim ndaj këngëtares, ku thuhet se përtej ndihmës që mund të ofrojë dikush, e që është e pamohueshme, dëmi moral e shëndetësor që mund të shkaktojë është i paimagjinueshëm.

Por, vizita e saj me rroba firmato e me këpucë brenda në shtëpi nuk u prit mirë nga qytetarët e Kosovës, pasi në rrjetet sociale po vazhdon të qarkullojë një fotografi, ku shihet këngëtarja e ulur në divan e me këpucë.

Reagime të njëjta kanë pasur edhe shumë qytetarë tjerë.
https://www.facebook.com/kusari/posts/10157965967118244
“E kuptoje injorancen e thelle dhe mos aftesine per t’i dalluar as edhe ngjarjet dhe vende ku prezanton dhe merr pjese.
E kuptoje edhe egoizmin e skajshem e aparences per tu mbulu me lluks prej ‘kamve te kapuqi’.

E kuptoj edhe tentimin per te rene ne sy duke u mbeshtetur tek veprat e bamirsise. Por se kuptoje kulmin e idiotsise qe disa persona e arrijne ( me ose pa vetedije )

- Advertisement -

Mire qe shkon tek familja e cila jeton ne varferi ekstreme me fustanin Gucci , pallte LV, kapele Dior, nje veshje qe per ty kape shifren simbolike 50 mij euro. POR t’pakten ti kishe zbathur qizmet moj per respekt, dhe higjene te atij femijut te vogel qe edhe ashtu jeton ne ato kushte mjerimi.
Se spo e marrim vesh pastaj? Kush eshte qellimi i viztes suaj e dashur kengetare?”, thuhet në një reagim tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit