1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dëshmitë e motrës dhe xhaxhait të Albertit në polici: E gjithë familja ishim në hall prej tij

Rekomandime

Pas rastit të Albert Krasniqit, për të cilën dyshohet babai i tij, Skender Krasniqi, Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht detaje të reja, të siguruara nga burimet.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali ka mësuar edhe dëshmitë e anëtarëve të familjes Krasniqi, përfshirë motrën e viktimës Albert Krasniqi, si dhe xhaxhain e tij, që të dy emra të njohur për redaksinë.

Në vendin ku ndodhi rasti, në Prishtinë, Policia më të arritur në vendin e ngjarjes, ka biseduar me motrën e viktimës, e cila tashmë kishte arritur aty.

Nga raporti i zyrtarëve policorë, të cilin e ka siguruar Sinjali, zbulohet se motra e viktimës ka deklaruar se e tërë familja ishte në hall me 34-vjeçarin. Madje, deklarata e saj vë në pikëpyetje pohimin e avokatit të Skender Krasniqit, se gjoja klienti i tij e ka provuar nga jeta të birin në mënyrë aksidentaIe.

- Advertisement -

“Ne jemi lodhur nga ai, sepse është duke na maltretuar krejt familjen, në përgjithësi. Dikush nga ne duhej të bëhej kurban për të na shpëtuar. Dhe qe, e mori babën në qafë”. Kështu është deklaruar para zyrtarëve policorë motra e Albert Krasniqit, sipas raportit.

Një deklaratë tjetër, që vë në pah telashet brenda familjes Krasniqi, ua ka dhënë në vendin e ngjarjes Policisë edhe xhaxhai i viktimës.

- Advertisement -

“Unë kam ikur një javë në Shqipëri prej tij, sepse nuk na ka lënë të qetë që një kohë të gjatë. Përdorte substanca të ndaluara. Nuk na ka njohur asnjërin si familje të tij”, ka thënë xhaxhai i Albert Krasniqit, sipas raportit.

Njëjtë sikurse xhaxhai, edhe motra e viktimës u ka thënë zyrtarëve policorë se vëllai i saj kishte qenë problematik, dhe përdorues i substancave të ndaluara. Ajo po ashtu ka deklaruar se Albert Krasniqi çdo herë i kishte shkaktuar probleme familjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit