16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Latifi: Kisha Ortodokse Serbe përçoi mesazh politik, madje me lejen e institucioneve tona të mjera shtetërore

Rekomandime

Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën që gjendet Kampusit Universitar të Prishtinës.

Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta, për çka pati reagime të shumta, përpos nga institucionet vendore.

- Advertisement -

Profesori dhe analisti, Blerim Latifi ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër tri datave të rëndësishme për shqiptarët.

“Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë serbe nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit të tyre në Kumanovë me 9 qershor 1999. 10 qershori është data kur gjatë vizitës së tij në Tiranë, në qershor 2007, presidenti Bush, njoftoi botën se pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Dhe, duke zhvilluar një liturgji në zemër të Prishtinës, në një kishë gurthemelin e të cilës e kishte vënë vetë krimineli Arkan,Kisha Ortodokse Serbe ka dashur dhe ia doli të përçoi një mesazh politik kundër këtyre tri datave. Madje, nën hundët tona dhe me lejen e institucioneve tona të mjera shtetnore”, shkroi Latifi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit