10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dëshpëron Kosova, humbet në Fadil Vokrri nga Gjeorgjia

Rekomandime

Kosova ka dominuar ndeshjen e fundit zyrtare në Fadil Vokrri kundër Gjeorgjisë por që në fund ata kanë humbur. Me një ndeshje ku Gjeorgjia u treguan cinik përballë një Kosove e cila sonte dështoi në çdo repart të fushës. Okriashvili dhe Davitashvili shënuan për Gjeorgjinë kurse për Kosovën Vedat Muriqi

- Advertisement -

Dëshpëron përsëri Kosova.

Kombëtarja e Kosovës ka humbur me rezultat 2-1 kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit zyurtare për sivjet në kualifikime për Katar 2022.

Një ndeshje në të cilën Kosova nuk kishte një plan konkret për ta fituar që nga fillimi, pavarësisht që kishte posedimin e topit gjatë tërë ndeshjes.

- Advertisement -

Qysh në fillim të ndeshjes ishte Aro Muriç që bëri një gabim amatoresk të cilin e shfrytëzoi për mrekulli Okriashvili për ta kaluar Gjeorgjinë në epërsi.

Goli erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes.

- Advertisement -

Kosova do ta kërkonte golin e barazimit i cili do të vinte në minutën e 45-të të ndeshjes. Milot Rashica u pengua në zonë të rreptësisë për t’u akorduar penallti për Kosovën, të cilën në gol e shndërron Vedat Muriqi.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Kosovën, për që mungonin aksionet dhe finalizimet për të shënuar gol.

Gjeorgjia vazhdimisht dilte përpara me kundërsulme dhe do të arrinte të goli në minutën e 82-të të ndeshjes.

Pas një krosimi të Azarov, Betim Fazliji harroi pas Davitshilin, i cili shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për Gjeorgjinë.

Pas kësaj humbje, Kosova përfundon në vendin e fundit në Grupin B me 4 pikë derisa Gjerogjia është në vendin e katër me 4 pikë.

Në vendin e parë është Suedia, të cilët fituan sonte kundër Greqisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit