10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dështon Dacic: Nuk arrin ta bind Antiguan dhe Barbudan për ta çnjohur Kosovën

Rekomandime

Ivica Dacic, i cili është Ministri i Jashtëm i Serbisë, ka dështuar që të bindë homologun e tij nga Antigua dhe Barbuda, që ta tërheq njohjen e Kosovës, shtet ky që vendi ynë ka vendosur marrëdhënie diplomatike gjatë vitit të kaluar, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Dacic i cili kohëve të fundit ka zhvilluar një luftë të ashpër rreth çnjohjeve të shteti të Kosovës, ka pritur të shtunën në Beograd homologun e tij nga Antigua dhe Barbuda, me shtetin e të cilit Kosova kishte vendosur marrëdhënie diplomatike gjatë vitit të kaluar.

Pas takimit me homologun e tij, Chet Greene, ka pranuar që nuk ka arritur që të bind zyrtarët nga Antigua dhe Barbuda për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Por ka thënë se homologu i tij ka thënë se do të respektohet sovraniteti i Serbisë dhe do ta përkrah dialogun Beograd- Prishtinë.

- Advertisement -

“Do të respektohet sovraniteti i Serbisë, do të përkrahet dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të merren parasysh rezultatet e tij”, raportojnë mediat serbe.

Tutje Dcic ka pranuar që Serbia po përballet me një presion të madh nga perëndimi që ta ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit