Dështuan keq në Ukrainë: Ish-drejtori i CIA’s tregon për dobësitë e ushtrisë ruse

0
143

Gjenerali në pension David Petraeus, i cili komandonte forcat amerikane në Iuftërat në Irak dhe Afganistan, thotë se rusët po përballen me një ushtri ukrainase që është jashtëzakonisht e vendosur, çuditërisht e aftë dhe novatore, dhe një ushtri që po Iufton në territorin e saj për mbijetesën e saj.

David Petraeus i cili ishte dhe drejtor i CIA’s, tha se pushtuesit rusë kanë shfaqur një mori dobësish siç janë: planifikim i gabuar; parashikimet tepër optimiste të inteligjencës për mënyrën se si do të ndodhte konflikti; nënvlerësimi i forcave dhe popullit ukrainas; mirëmbajtja dhe logjistika joadekuate; pajisje ushtarake aspak mbresëlënëse; një mbështetje në rekrutët dhe një paaftësi për të zhvilluar një Iuftë kibernetike efektive.

Në intervistën për CNN, Petraeus, shtoi se është skeptik nëse rusët kanë mjaft forca për të marrë, aq më pak për të kontrolluar, kryeqytetin ukrainas Kiev dhe disa nga qytetet e tjera të mëdha, duke thënë se Iufta e vazhdueshme urbane në përgjithësi do të favorizojë ukrainasit.

Megjithatë, ai vë në dukje gjithashtu se rusët kanë kapacitet të madh, për të shkatërruar qytete, objekte civile dhe infrastrukturë, dhe ata do të “rrënojnë” zonat urbane në një përpjekje për të marrë kontrollin.

Petraeus vlerësoi veprimet e administratës Biden dhe aleatëve të saj në javët e fundit dhe vuri në dukje se presidenti rus Vladimir Putin, në vend që ta bënte Rusinë përsëri të madhe, e ka bërë NATO’n përsëri të madhe.

Ai parashikon se rezultati më i mundshëm afatshkurtër i Iuftës në Ukrainë do të jetë vazhdimi i një moçali të përgjakshme për Rusinë, e cila është kryesisht e pavendosur, edhe pse shkakton humbje gjithnjë e më të mëdha të jetës, infrastrukturës dhe shërbimeve bazë për popullin ukrainas. Megjithatë, ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje të negociuar, pasi Moska dhe Kievi i kanë tashmë përsysh dëmin dhe shkatërrimin që po u bëhet vendeve të tyre.