4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Destabilizim i fuqishëm i motit nga data 5 nëntor, ja çfarë pritet të ndodh

Rekomandime

Ndonëse tash e një kohë të gjatë kemi hyrë në stinën e vjeshtës, ndërsa kushtet e motit po dëshmojnë të kundërtën.

Pra, tash e dy javë vendi ynë është përfshirë nga zonat e fuqishme anticiklonike të cilat kanë përfshirë edhe pjesën më të madhe të Evropës, me ç’rast po kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore.

- Advertisement -

Dominimi anticiklonik do të vazhdojë të mbretërojë edhe gjatë kësaj jave, konkretisht deri të Premten, ku më pas do të pasohen nga masa të fuqishme të ftohta, duke rrëzuar bllokadën anticiklonike.

Këto masa të ftohta parashihet në fundjavë të sjellin ulje drastike të temperaturave, të përcjellura me reshje të dendura shiu e shkarkesa rrufesh, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje bore.

Për çdo ndryshim eventual, ju ftojmë t’i ndiqni informatat tona ditore në platformën më të saktë meteorologjike në Republikën e Kosovës. /MeteoKosova/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit