15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Dhëndri ndal dasmën në gjysmë: Zemra ime i përket dikujt tjetër

Rekomandime

Deklarata e një dhëndrit kishte përlotur dasmorët gjatë ceremonisë së një dasme në Portugali.

Bëhet fjalë për një çift nga Portugalia, te quajtur Jefferson dhe Jessica. Teksa po bëheshin betimet, një moment i papritur ishte kur dhëndri ndaloi ceremoninë për të bërë një deklaratë të veçantë.

- Advertisement -

Jefferson, tha se kishte për të bërë një rrëfim pasi zemra e tij i përkiste dikujt tjetër.

Të gjithë u shokuan në fillim, por kur dhëndrri nxori para të gjithëve vajzën e gruas, të cilën ajo e ka nga martesa e parë, të gjithë shpërthyen në lot.

- Advertisement -

Emocione të forta përjetoi dhe nusja teksa dëgjonte këto fjalë prekese në ditën më të bukur, nga bashkëshorti i ardhshëm.

Jefferson u betua në mes dasmorëve duke thënë se 8-vjeçaren do ta dojë dhe do ta mbrojë deri në fund të jetës, dhe se ndihet krenar që është babi i një vajze si ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit