1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhjetëra spiunë dhe ushtarakë serb hynë në Kosovë, po terrozizojnë qytetarët

Rekomandime

Dhjetëra pjesëtarë të Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), si dhe pjesëtarë të Agjencisë për Siguri Ushtarake serbe (VBA), tashmë ndodhen në veri të Kosovës, bëjnë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it nga Zubin Potoku, të afërta me këto struktura.

- Advertisement -

Sipas këtyre burimeve, ata kanë hyrë përmes rrugëve alternative natën mes të enjtes dhe të premtes nga Serbia në territorin e veriut të vendit, ndërsa janë vendosur në konviktin e studentëve numër 5 afër shkollës teknike ‘Mihajllo Petroviq-Allas’ në veri të Mitrovicës, si dhe në objektin e Kryqit të kuq dhe Qendrës për ekologji e zhvillim të sportit, që ndodhet në Zubin Potok.

Në këtë qendër, të ndërtuar me mjete financiare të Serbisë, ku ka edhe dhoma gjumi dhe destinimi i vërtetë i së cilës akoma nuk dihet, hyrja është pothuajse e pamundur, ndërsa gjatë inaugurimit të saj para një viti kishte marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kurse qasja i ishte ndaluar gazetarëve shqiptarë.

“Nenad Komatina, Dejan Kompiroviq dhe Bojan Dimiq, të tre struktura të larta të BIA-s të angazhuara për veriun e Kosovës, janë vetëm disa nga emrat e spiunëve të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Serbia ndodhen në veri. Dy të parët herë-herë dhe sipas nevojës qëndrojnë në veri, kurse Dimiq, me prejardhje nga Prishtina, është permanent këtu dhe po qëndron në hotelin Gray në veri të Mitrovicës”, kanë thënë burimet.

- Advertisement -

Burimet më tej kanë shtuar se ata janë mobilizuar në atë pjesë për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor, duke bërë presion ndaj udhëheqësve të institucioneve në veri, por edhe njerëzve tjerë me ndikim, për të siguruar fitoren bindëse të Listës serbe, si dhe po vëzhgojnë nga afër lëvizjet e KFOR-it, Eulex-it, por edhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës në atë pjesë.

“Janë edhe disa shqiptarë të cilët në këmbim të shumave të majme të parave, po bashkëpunojnë ngushtë me këto struktura, duke ju dhënë informata rreth luftës së UÇK-së, listave të veteranëve dhe të tjera”, theksojnë burimet e KosovaPress-it.

- Advertisement -

Në shoqëri të pjesëtarëve të këtyre shërbimeve, janë edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosëve të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinoviq e Millan Radojçiq, duke përfshirë edhe ‘Civilna Zastita’-n dhe kreun e saj Stevo Paviçeviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit