7.5 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Dalin para gjykatës dy shtetasit turq që Kosova ia dorëzoi Erdoganit

Rekomandime

Sot në Turqi ka filluar gjykimi për dy nga personat që u arrestuan në Kosovë me 29 mars të vitit të kaluar, për t’u deportuar pastaj dhunshëm. Kjo me kërkesë të presidentit Tayyip Erdogan, se gjashtë të arrestuarit ishin pjesë e organizatës FETO, të quajtur terroriste, raporton Express.

- Advertisement -

Mustafa Erdmen dhe Yusuf Karabina, të shoqëruar nga avokati i tyre, u paraqitën në seancën e parë në Gjykatën e 30-të për Krime të Rënda në Stamboll.

Gjatë mbrojtjes së tyre, të pandehurit mohuan aktakuzën e ngritur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.

Ata thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan që të lirohen.

- Advertisement -

Pas dëgjimit të palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi që të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim deri në seancën e radhës.

Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë shtetetas.

- Advertisement -

Këta ngarkohen me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit