14.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Baton Haxhiu: Albin Kurti ka karakter të dobët, s’ka guxim për të vendosur asgjë

Rekomandime

Analisti i njohur Baton Haxhiu, ka deklaruar se është mirë që të fiton Albin Kurti dhe të shoh sa vështirësi është të negociohet me Serbinë dhe problemet e tjera që e kanë kapluar Kosovën.

- Advertisement -

Haxhiu tha se është mirë që partitë në Kosovë t’i jepin të gjitha funksionet dhe të votohet nga të gjitha partitë politike në Kuvend, sipas tij duhet të thyhet miti i Kurtit.

Ai tha se kjo e dënon më së shumti Albin Kurti, kur ballafaqohet me problemet e Kosovës dhe mos guximin e tij për të marrë vendime të mëdha.

“Dëshira ime është që të fitoj Albin Kurti dhe të merr gjitha, më e mira do të ishte të votohet nga partitë politike, kjo është ajo që e dënon më së shumti ato”, tha Haxhiu.

- Advertisement -

Haxhiu tha se Albin Kurti s’ka guxim dhe guximi i tij është vetëm para kamerave.

Ndryshe, Baton Haxhiu tha se Albin Kurti ka karakter të dobët dhe nuk ka guxim për të vendosur asgjë.

- Advertisement -

“Albin Kurti s’ka guxim, ai ka guxim vetëm para kamerave, ka karakter të dobët, ai nuk ka guxim për të vendosur për asgjë”, tha Haxhiu në Zone e Lirë.

Haxhiu tha është koha që populli në Kosovë ta njoh më mirë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ta shoh se ai nuk ka guxim për të vendosur për temat e mëdha.

Sipas tij, Kurti duhet të lejohet nga partitë në Kosovë të vepron pasi ajo e dëmton atë më së shumti atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit