“Po qe së kryeministri i ri nuk e ka guximin t’i vejë këto dy kushte fillestare Serbisë gjakatare, atëherë do të jetë i turpshëm i dëmshëm çdo lloj dialogu me Vuçiqin e Daçiqin dhe të gjithë mohuesit e tjerë të masakrave gjenocidiale dhe dëmeve të pallogaritshme që i shkaktuan popullit të pafajshëm shqiptarë. Pas kushtit të njohjes, kompensimi e dëmeve te luftës duhet të jetë një kusht i pa diskutueshëm që duhet t’i vendoset Serbisë për ri fillimim e dialogut”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.
Edhe pse po kalojnë dy muaj nga dita e përfundimit të zgjedhjeve dhe akoma jemi larg marrëveshjes për koalicionin e ri qeverisës, analistët politikë theksojnë se presioni ndërkombëtar do të bëjë që nga ditët e para të formimit të qeverisë, të caktohen edhe agjendat e fillimit të dialogut me Serbinë.
Këtë nxitim ndërkombëtar për ta rifilluar procesin e pezulluar tash e një vit të plotë, që nga vendosja e taksës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, e paralajmëron edhe analisti politik, Florim Zeqa.
Sipas Zeqës, fillimi i dialogut për një marrëveshje historike me Serbinë, do të fillojë me konstituimin e institucioneve të reja, por se në këtë rast Qeveria e re duhet të përgatitet mirë, jo vetëm me format të ri të ekipit, por edhe me kushtet që duhet vënë Serbisë.

“Përveç ndryshimit të formatit të dialogut, nga ai që është aktualisht (në nivel të presidentëve), duhet të ndryshojë edhe përmbajtja e bisedimeve me Serbinë. Sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, respektivisht procesit të bisedimeve të pabarabarta me Serbinë, qeveria e re duhet të jetë më e kujdesshme dhe më e vendosur në parashtrimin e së paku dy kushteve themelore për vazhdimin e dialogut; njohjen e shtetit të Kosovës dhe kompensimin dëmeve të luftës nga Serbia”, tha analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.
Sipas Zeqës, nëse këto dy kushte nuk i vihet Serbisë paraprakisht, atëherë përgjegjësia e atyre që futen në dialog duhet të ngritët deri në tradhti ndaj shtetit.
“Po qesë kryeministri i ri nuk e ka guximin t’i vejë këto dy kushte fillestare Serbisë gjakatare, atëherë do të jetë i turpshëm i dëmshëm çdo lloj dialogu me Vuçiqin e Daçiqin dhe të gjithë mohuesit e tjerë të masakrave gjenocidiale dhe dëmeve të pallogaritshme që i shkaktuan popullit të pafajshëm shqiptarë
. Pas kushtit të njohjes, kompensimi e dëmeve te luftës duhet të jetë një kusht i pa diskutueshëm që duhet t’i vendoset Serbisë për ri fillimim e dialogut.
Çdo ri fillim i dialogut pa vënien e këtij kushti, do të nënkupton amnisti të krimeve serbe në Kosovë.
E ai që merre guximin të amnistoj krimet gjenocidiale të Serbisë në Kosovë, përveç se do të bëhej vasal i Serbisë dhe pjesëmarrës në krim ndaj popullit të vet, duhet ndjekur nga organet kompetente shtetërore dhe qytetarët për dezertim dhe tradhti kombëtare”, deklaroi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.