12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

VV paralajmëron marrëveshje

Rekomandime

Derisa ka folur rreth formimit të qeverisë së re, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare.

Edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pohuar se gjatë kësaj jave do të ndodhë marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan sot gazeta Zeri

- Advertisement -

Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe dy javë nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së ardhshme.

Si rezultat i kësaj ndërkombëtarët po bëjnë presion të vazhdueshëm për krijimin e institucioneve të reja.

Lidhur me këtë gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe një herë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me ç’rast ka thënë se kjo javë do të jetë vendimtare.

- Advertisement -

Sipas Heldtit, Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe për fillim të punës së institucioneve.

Në anën tjetër, lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa nuk janë takuar mes vete për të diskutuar rreth koalicionit për më shumë se një javë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se gjatë kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje me LDK-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit