-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dimal Basha i VV’së pasi Kosova nëshkroi me MCC’në: A e mbani mend kur na thojshin i keni humbë 200 milionë?

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi MCC njoftoi për arritjen e marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës, prej së cilës Kosova e ka përfituar projektin mbi 236 milionë Dollarësh për energji.

Sipas Bashës, vlera fillestare e marrëveshjes ka qenë 200 milionë dollarë, por që tash Qeveria Kurti ka arritur marrëveshjen finale për 236.7 milionë dollarë.

- Advertisement -

“Pra jo 200 milion sa kishte qenë, por marrëveshja finale është 236.7 milion dollarë. A e mbani mend zhurmën kur na akuzonin “i keni humb 200 milionë?” Pra kanë rrejtë, siç bëjnë gjithmonë, dhe sigurisht se s’dalin me kërku falje. Nuk fiton propaganda, veq puna e ndershme, pikë!”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka njoftuar se sot kanë përmbyllur negociatat me Qeverinë e Kosovës për një marrëveshje në sektorin e energjisë.

- Advertisement -

Vlera e kësaj marrëveshje është 236.7 milionë dollar dhe sipas MCC e forcon Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

“Sot, MCC dhe Qeveria e Kosovës përmbyllën një javë negociatash produktive për një marrëveshje kompakte të propozuar prej 236.7 milionë dollarësh, e krijuar për të forcuar e Kosovën në sektorin e energjisë”, thuhet në postimin e MCC në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit